Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

‘Hiqe telefonin dhe më jep pak vëmendje’, goditja e radhës nga Shakira për Pique

‘Hiqe telefonin dhe më jep pak vëmendje’, goditja e radhës nga Shakira për Pique

19:05, 21/06/2023
A+ Aa A-

Shakira do të publikojë këngën e saj të gjashtë që nga ndarja nga ish-futbollisti, Gerard Pique. ​​”Copa Vacía”, do të shfaqet premierë të enjten, më 29 qershor dhe është një bashkëpunim me Manuel Turizo.

Megjithatë, ndonëse kënga pritet të dalë javën e ardhshme, një pjesë e tekstit është zbuluar dhe mesa duket është sërish një dedikim për Pique.

“Ti je gjithmonë i zënë me kaq shumë gjëra.

Do të ishte mirë, dashuria ime, të kishe pak kohë të lirë.

Relaksohu këtu në divan dhe më jep vëmendje.

Hiqe telefonin, më përqafo mua”, thuhet mes rreshtave të tekstit.

 Pas përfundimit të lidhjes me ish-futbollistin, Shakira ka publikuar pesë këngë: “Te Felicito” dhe “Monotonía” në 2022 dhe “Music Session 53” me Bizarrap, “TQG” dhe “Acróstico” në 2023 dhe kanë qenë jo pak, por dedikime për Pique.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco