Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Pas Bebe Rexhës sulmohet një këngëtare tjetër me origjinë shqiptare, një djalë e godet dhe i gërrvisht...

Pas Bebe Rexhës sulmohet një këngëtare tjetër me origjinë shqiptare, një djalë e godet dhe i gërrvisht...

16:29, 21/06/2023
A+ Aa A-

Duket se pas incidetit të Bebe Rexhës, e cila u godit me telefon në fytyrë nga një i pranishëm në koncertin e saj, një rast i ngjashëm i ka ndodhur dhe këngëtares me origjinë shqiptare Ava Max.

Artistja duket se është qëlluar me shuplakë gjatë një koncerti të saj në Los Anxhelos të martën në mbrëmje.

Incidenti i cili është filmuar dhe pamjet janë shpërndarë në mediat e huaja, tregojnë një djalë i cili godet këngëtaren me shuplakë dhe pse pranë saj gjendeshin rojet e sigurisë.

Ata e largojnë djalin me shpejtësi, ndërsa këngëtarja vijoi shfaqjen e saj.

Faqja “About Music” ka cituar deklaratën e Avës e cila është shprehur pas incidentit:

“Më qëlloi aq fort saqë më gërvishti syrin. Nuk ka për të ardhur më kurrë në spektaklet e mia”.

Kujtojmë se Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, ka lindur në Uiskonsin të Shteteve të Bashkuara në vitin 1994

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco