Fjoralba Ponari sjell vlogun e parë me partnerin dhe nuk duhet humbur

Fjoralba Ponari sjell vlogun e parë me partnerin dhe nuk duhet humbur

17:14, 20/06/2023
A+ Aa A-

“Kam shumë dëshirë që të jemi si ata ‘couple goals’ e Instagramit, të bëjmë foto e vlogje bashkë”- deklaronte Fjoralba Ponari pak kohë më parë teksa fliste për partnerin e saj, Françeskon, duke shtuar se ai është shumë hermetik dhe nuk i pëlqejnë këto gjëra.

Gjithsesi, misioni është përmbushur me sukses dhe Fjoralba ia doli ta bindte të dashurin e saj për të qenë pak më publik. Pak ditë më parë ajo njoftoi se do jetë aktive në TouTube me video nga jeta e përditshme në një rubrikë që e ka quajtur ‘Fragmente Ditari’.

E në këto fragmente nuk kishte si të mungonte Françesko. Fjoralba ka publikuar një vlog nga qyteti i saj i preferuar, Firence, në të cilin ka udhëtuar me të dashurin e zemrës.

Në videon në fjalë ajo tregon mbi udhëtimin e tyre atje, aktivitetet, ushqimet që provojnë e vizita në vende të ndryshme. Me një sens humori dhe super kimi, çifti na dhurojnë disa momente shumë të këndshme dhe fiks si ato që Fjoralba na fliste pak kohë më parë: ‘couple goals’.

Duam më shumë si këto video.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco