Andrew Tate dhe vëllai i tij akuzohen për përdhunim dhe trafikim njerëzor

Andrew Tate dhe vëllai i tij akuzohen për përdhunim dhe trafikim njerëzor

15:45, 20/06/2023
A+ Aa A-

Influenceri i njohur Andrew Tate është akuzuar në Rumani për përdhunim, trafikim njerëzor dhe formimin e një grupi kriminal të organizuar për të shfrytëzuar seksualisht gratë, sipas BBC.

Image

Vëllai i tij Tristan dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë gjithashtu janë përballur me të njëjtat akuza, ndonëse asnjëri nga ata nuk i ka pranuar.

Vëllezërit Tate u arrestuan për herë të parë në shtëpinë e tyre në Rumani në dhjetor të vitit 2022.

Image

Ndërsa në mars, ata u zhvendosën nga paraburgimi në arrest shtëpiak pas vendimit të një gjykatësi rumun.

Sipas gjykatës së Bukarestit katër të pandehurit formuan një grup të organizuar kriminal në vitin 2021 për të kryer trafikim njerëzor në Rumani, por edhe në vende të tjera, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.

Image

Prokurori i çështjes përmendi shtatë viktima për të cilat tha se ishin vrarë nga vëllezërit Tate përmes premtimeve të rreme për dashuri dhe martesë.

Gjyqi nuk do të nisë menjëherë dhe pritet të zgjasë disa vite, ndërsa avokati i Andrew Tate tha: “Ne do të tregojmë pafajësinë e tyre.”

Image

Në vitin 2016, Andrew Tate, një ish-kikboksier britaniko-amerikan, u përjashtua nga reality show britanik ‘Big Brother’ për shkak të një video ku shfaqej duke sulmuar një grua.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco