Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Aktorja e njohur telefonon policinë dhe shtrohet në spitalin psikiatrik

Aktorja e njohur telefonon policinë dhe shtrohet në spitalin psikiatrik

12:39, 20/06/2023
A+ Aa A-

Aktorja e njohur Amanda Bynes është shtruar në spitalin psikiatrik 5150 për herë të dytë këtë vit.

Image

Gjatë fundjavës, ylli i ‘Nickelodeon’ u arrestua nga policia dhe u dërgua në spital për një kontrroll të shëndetit mendor, për të cilin sipas TMZ mesa duket ajo nuk doli mirë.

Mediat raportuan gjithashtu se ishte vetë 37-vjeçarja e cila ka telefonuar policinë për ndihmë.

Sipas disa burimeve për TMZ, Bynes u konsiderua një rrezik për veten dhe për të tjerët rreth saj.

Tani që Amanda është shtruar në një spital psikiatrik, me ligj ajo mund të mbahet deri në 72 orë.

Kjo është hera e dytë që aktorja shtrohet në një spital psikiatrik këtë vit, pasi në mars ajo u pa duke ecur lakuriq në rrugët e Los Angeles.

Në atë kohë, sipas disa burimeve përTMZ se Bynes jetonte në rrugë për ditë të tëra, ndërsa ish-i fejuari i yllit, Paul Michael, gjithashtu tha për Page Six se ajo me siguri nuk kishte marrë mjekim.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco