‘E morën dhëndrin e zhdëpën në dru’/ Irini Qirjako rrëfen momentin e sikletshëm që ka kaluar kur po performonte në një dasmë: Theu traditën

‘E morën dhëndrin e zhdëpën në dru’/ Irini Qirjako rrëfen momentin e sikletshëm që ka kaluar kur po performonte në një dasmë: Theu traditën

20:45, 19/06/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja njohur e muzikës popullore Irini Qirjako, ka rrëfyer një moment të sikletshëm që ka kaluar gjatë një dasme në Maqedoninë e Veriut, ku ishte e ftuar të performonte.

Artistja tregoi se gjatë dasmës, dasmorët dhunuar dhëndrrin, pasi ku i fundit theu traditën duke qëndruar në oborrin e shtëpisë.

Sakaq, Irini theksoi se vendi ku u organizua dasma ishte në Maqedoni dhe se tradita donte që  burrat të qëndronin veç dhe gratë veç, por kur filloi të këndonte një nga këngët e saj, burrat harruan traditat dhe të gjithë erdhën tek vendi ku festonin gratë.

E ftuar në “E Diell’, teksa u pyet se cili ishte një moment që i ka ngelur në mendje kur Irini tregoi:

“Më kanë ngelur në mendje shumë, por njëra është më… Në një dasmë në Maqedoni sigurisht burrat veç, gratë veç. Në shtëpi ishte dhëndri në oborrin e shtëpisë dhe e morën e ruajtën pastaj e zhdëpën në dru. Ishte dhe Maksi, burri im atje. Tha Maksi, çfarë është kjo, çfarë bëjnë kështu?! O Maksi kanë traditat i thashë unë.  Pastaj kur shkuam tek darka gratë ishin veç jashtë dhe burrat në një ndërtesë në 60 metro tutje, sepse qëndronin të ndarë. Filloi dasma, orkestra ishte tek gratë dhe sa fillova këngën “O terapi more në mashkullore”, kur dëgjoj unë “pau, pau, pau”. U ngritën të gjithë burrat që ishin tek ajo ndërtesa aty erdhën të gjithë dhe me vrap, kush të më kapte më pare”.

Ervin Kurti: Po ti paske prishur traditat!

Irini Qirjako: Po tani ç’të bëj unë. Nuk kisha faj unë, i harruan traditat ata (qesh).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco