Hoteli më i thellë në botë ju bën të flini 419 metra nën tokë

Hoteli më i thellë në botë ju bën të flini 419 metra nën tokë

21:17, 16/06/2023
A+ Aa A-

I vendosur në një minierë të braktisur, 419 metra nën malet Snowdonia në Uells, hoteli 'Deep Sleep' është hoteli më i thellë në botë.

I përbërë nga katër kabina private me dy krevate dhe një dhomë me një krevat dopio, një zonë ngrënieje dhe tualete, Deep Sleep është një hotel ndryshe nga të tjerët. 

I vendosur thellë brenda një seksioni të minierës së braktisur të pllakave Cwmorthin, 419 metra nën tokë, ai po reklamohet si hoteli më i thellë në botë. 

Nëse ju tingëllon si lloji i vendit ku në të vërtetë do të dëshironit të kalonit natën, dijeni se jo vetëm që do t'ju duhet të paguani deri në 688 dollarë për natë, po dhe të përshkoni një rrugë 'të pjerrët dhe të vështirë' përmes galerive të vjetra të minierave për të mbërritur atje./ar.sh/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco