Shockwave - kamioni më i shpejtë me motor reaktiv i prodhuar ndonjëherë

Shockwave - kamioni më i shpejtë me motor reaktiv i prodhuar ndonjëherë

20:50, 16/06/2023
A+ Aa A-

Kamionët zakonisht nuk ndërtohen për shpejtësi, por në duart e duhura mund të bëhen më të shpejtë se çdo supermakinë e disponueshme komerciale dhe nuk ka provë më të mirë se legjendari Shockwave, kamioni më i shpejtë i ndërtuar ndonjëherë.

Fillimisht i ndërtuar nga legjendari Les Shockley në 1984, Shockëave u modifikua nga Darnell Racing Enterprises dhe është ende mbajtësi i rekordit Guinness për "kamionin më të shpejtë reaktiv në botë".

Një kamion reaktiv nuk ka nevojë për një motor nafte. Në vend të kësaj, ky termocentral me rrota përmban tre motorë avionësh Pratt & Whitney J58s në pjesën e pasme, të cilët mund të zhvillonin një total prej 36000 kuajfuqi për të çuar përpara Shockwave me shpejtësi tronditëse.

Mund të përshkojë një çerek milje për 6.5 sekonda, ndërsa një supermakinë si Lamborghini Aventador e bën atë në "vetëm" 10.4 sekonda./ar.sh/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco