Taika flet për Ritën: Kam një kosovare në krah, nuk ngatërrohesh me këta njerëz

Taika flet për Ritën: Kam një kosovare në krah, nuk ngatërrohesh me këta njerëz

15:26, 16/06/2023
A+ Aa A-

Rita Ora, dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi kanë dhënë së fundmi një intervistë për revistën “Vogue Australia” ku kanë folur më shumë për marrëdhënien e tyre. Çifti janë pyetur edhe se si është të kesh në krah njëri-tjetrin. Taika vuri në dukje se si është të kesh një shqiptare nga Kosova në krah duke u shprehur se Rita e ka mbështetur gjithmonë.

“Kam një kosovare në krah. Dhe ti nuk ngatërrohesh me këta njerëz. Unë kam një gangstere të vogël që më mbron, gjë që është vërtet interesante për mua. Sinqerisht, për mua, është të kem mikun tim më të mirë të jetës, e cila më ka mbështetur gjithmonë dhe, si dikush për të cilin më intereson, të mos bëj asgjë tjetër përveçse thjesht të shoqërohem me atë person”, tha Taika.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco