Ja si duken ftesat e dasmës së Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt! (FOTO)

Ja si duken ftesat e dasmës së Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt! (FOTO)

09:44, 16/06/2023
A+ Aa A-

Gjithçka është gati në Toskana, ku Arbana dhe Eduarti do të kurorëzojnë dashurinë këtë fundjavë. Edhe vetë moderatorja ndodhet atje disa ditë para dasmës.

Teksa pjesa më e madhe e detajeve të kësaj ceremonie janë zbuluar, kishin mbetur mister edhe ftesat. Edhe ky mister është zgjidhur dhe ata duken kështu:

Image

Siç edhe e shihni moderatorja ka zgjedhur që ata të jenë minimaliste, të bardha dhe me emrat dhe datën të gdhendur sipër.

Celebrimi i tyre është menduar të bëhet në natyrë, në perëndimin e diellit, ku çifti do t’i thotë “po” njëri-tjetrit në praninë e qindra të ftuarve. Menyja do t’i besohet restorantit italian, çfarë do të sjellë me gjasa një menu vendase. Megjithatë, e gjithë skuadra për nusen do të vijë nga Shqipëria.

Fustani, aksesorët, grimieri dhe gjithçka tjetër do të udhëtojnë me Arbanën dhe Eduartin.

Bruno dhe Klajdi do të jenë në skenë, por këtë herë do t’u bashkohet edhe Flor Mumajesi. Për të celebruar dashurinë e dyshes, do të jetë edhe Ylli Limani, një nga artistët e preferuar të Arbanës.

Me gjasa nuk do të mungojnë as disa nga yjet e “Big Brother”-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco