Noizy ‘objektiv’ i sulmeve? Reperit i djegin edhe 2 biznese të tjera dhe makinës e nënës

Noizy ‘objektiv’ i sulmeve? Reperit i djegin edhe 2 biznese të tjera dhe makinës e nënës

19:39, 12/06/2023
A+ Aa A-

Reperi Noizy është në qendër të mediave rozë e jo vetëm, për shkak të disa ndodhive që po i kushtojnë jo pak.

Një ditë më parë, u raportua në media se lokali i tij në Durrës, por që është në emrin e babait të tij, Bashkim Rajkut, u përfshi nga flakët. Lajmi u përhap menjëherë, pamjet u bënë virale. Policia reagoi, por Noizy akoma jo.

E sikur kjo mos të mjaftonte, atij i janë bërë shkrumb e hi edhe dy lokale të tjera. Nuk dihen ende më shumë detaje se ku ndodhen këto biznese e sa i madh është dëmi.

Po ashtu, raportohet se edhe makina e nënës së Noizyt është djegur.

Autorët e këtyre ngjarjeve nuk dihen, e mbi të gjitha nuk dihet nëse të gjitha djegiet kanë një autor, apo disa. Kujtojmë se Noizy ka pasur në të shkuarën probleme me Cllevio Serbianon, të cilin e dhunoi e më pas e denoncoi në Polici.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco