Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Bebe Rexha thyen rekordin botëror në muzikë të mbajtur deri më tani nga Dua Lipa

Bebe Rexha thyen rekordin botëror në muzikë të mbajtur deri më tani nga Dua Lipa

17:33, 12/06/2023
A+ Aa A-

Bebe Rexha ka thyer tani më dy rekorde në zhanret dance/electronic dhe country në top-listat e Billboard.

Bashkëpunimi “I’m Good (Blue)” i Bebe Rexhës me David Guettan, qëndron në krye të top-listës së këngëve më të mira dance/electronic prej 37 javësh, duke kaluar rekordin e mbajtur deri më tani nga Dua Lipa, e cila me këngën e saj “Cold Heart (PNAU Remix)” në bashkëpunim me Elton John, qëndroi në vendin e parë të kësaj top-liste për plot 36 javë.

Por Bebe Rexha një sukses akoma më të madh e kishte arritur edhe në top-listën e këngëve më të mira të Billboard në zhanrin country në vitin 2019, me këngën “Meant To Be” (bashkëpunim me Florida Georgia Line), ku kishte qëndruar plot 50 javë në vendin e parë në këtë top-listë.

 “Të kompozuarit e këngëve është pasioni im, pavarësisht stilit të muzikës”, thotë Rexha për Billboard.

 “Unë kam qenë e bekuar që kam këngë hit në zhanre të ndryshme gjatë karrierës sime. Gjetja e këtij lloji suksesi si në top-listat e dance/electronic ashtu edhe në atë contry është diçka për të cilën jam vërtet krenare! Të kesh muzikën time të rezonojë me kaq shumë njerëz dhe top-lista në zhanre të shumta është e mahnitshme dhe do të thotë shumë për mua, pasi nuk kam dashur kurrë të futem në një zhanër të vetëm”, tha 33 vjeçarja.

Bebe Rexha aktualisht ndodhet në turneun e saj “Best F**n Night Of My Life” në Amerikën Veriore.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco