Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë kundër aferës '5D'

Kaq ishte! Pas 2 muajsh, merr fund lidhja e çiftit të njohur

Kaq ishte! Pas 2 muajsh, merr fund lidhja e çiftit të njohur

15:34, 06/06/2023
A+ Aa A-

Historia e shkurtër e dashurisë mes Taylor Swift dhe Matty Healy ka marrë fund. Kjo lidhje e cila zgjati pak, mori fund ‘sa hap e mbyll sytë’.

“Ata janë të dy jashtëzakonisht të zënë dhe e kuptuan se nuk janë vërtet të përshtatshëm për njëri-tjetrin”, tha një burim i brendshëm për ‘Entertainment Tonight’.

“Miqtë e Taylorit duan atë që është më e mira për të dhe nuk janë të shokuar që lidhja e tyre u prish që kur ajo doli së fundmi nga një lidhje afatgjatë”, shtuan ata, duke iu referuar ndarjes së këngëtares nga Joe Alwyn.

Vetëm disa orë më parë, një mik i afërt me situatën i tha TMZ se Swift është sërish beqare. Edhe pse Taylor, së fundmi tha se ajo “kurrë nuk ka qenë kaq e lumtur” mes romancës së re, fansat nuk e besuan këtë vendim kaq të shpejtë.

Shumë fansa madje e kritikuan këngëtaren për lidhjen me rokerin.

Image

Fituesja e “Grammy” dhe Healy fillimisht ndezën thashethemet për romancë në fillim të majit pasi këngëtari i “Somebody Else” u pa në turneun e Swift në Nashville.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco