Lidhja e tyre s’është më sekret! Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet fotografohen së bashku

Lidhja e tyre s’është më sekret! Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet fotografohen së bashku

08:53, 02/06/2023
A+ Aa A-

Publikohen fotot e Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet për herë të parë bashkë që kur romanca e tyre filloi.

25-vjeçarja e “The Kardashians” u fotografua së fundmi në shtëpinë e aktorit 27-vjeçar të nominuar për Oscar në Beverly Hills.

Sipas burimeve, Kylie ka kaluar shumë kohë  në residence. Të dy u panë duke pushuar dhe relaksuar përreth ambienteve teksa po shijonin shëtitjet romantike në kopsht.

Image

Kylie tashmë duket se është rehat me familjen e Timothée, pasi ajo u pa duke u shoqëruar me motrën e tij aktore 31-vjeçare Pauline Chalamet.

Image

Burimi për “ET”  vuri në dukje se “Timothée është gjithashtu mik me Kendall, kështu që ka qenë e lehtë për Kylie ta integrojë atë në jetën e saj“.

Një burim tjetër i tha ET se Travis Scott, ish-i i Kylie dhe babai i dy fëmijëve të saj, “nuk është i emocionuar që Kylie të ecë përpara e të krijojë lidhje.”

Sa i përket asaj që pjesa tjetër e të dashurve të saj mendojnë për romancën, burimi tha: “Familja e saj mendon se është mirë që Kylie po bën gjënë e saj dhe ata e mbështesin”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco