Rihanna bën një shaka me shumë vend dhe lezet për shtatzëninë e saj

Rihanna bën një shaka me shumë vend dhe lezet për shtatzëninë e saj

08:35, 02/06/2023
A+ Aa A-

Rihanna ka sens humori dhe këtë e tregoi përmes një albumi me foto, në të cilën shfaqet e veshur me një fustan të lirshëm me thënien: “Përdor një prezervativ”.

Ajo theksoi se “bluza është e vjetër”, domosdo, duke marrë parasysh se është sërish shtatzënë me një bebush, me partnerin e saj, A$AP Rocky. Këngëtarja e zbuloi shtatzëninë gjatë performancës në Super Bowl.

Riri, e veshur me fustanin e lirshëm, një palë çizme të bardha dhe me syze të errëta, tregon barkun e rrubullakosur.

Ndërkohë, Riri dhe A$AP janë prindër të një djali të quajtur RZA Athelston Mayers dhe mban emrin e producentit dhe reperit RZA, liderit të grupit hip hop Wu-Tang. Rihanna u bë nënë për herë të parë më 13 maj 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco