Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

David Beckham imiton partneren e tij, rrjeti shkrihen së qeshuri

David Beckham imiton partneren e tij, rrjeti shkrihen së qeshuri

13:07, 24/05/2023
A+ Aa A-

David Beckham zbuloi rutinën e tij të grimit në një video që postoi në ‘TikTok;-un e gruas së tij, Victoria. Futbollisti është shfaqur gjysmë i zhveshur në kamera dhe ka filluar të pretendojë sikur po bën grim.

I veshur vetëm me një peshqir, ai mori furçën duke imituar gruan e tij, e cila kishte postuar një video të ngjashme disa ditë më parë.

@victoriabeckham Mr Beckham’s very own #VictoriaBeckhamBeauty ♬ original sound - Victoria Beckham

“Kështu që kur përdor disa prej tyre, gruaja ime më thotë se është ndriçimi më i mirë për të bërë xhirimet. Jam dakord, por nuk e di vërtet se për çfarë po flas”, tha ai me shaka para se të vazhdonte: “Më pëlqen të hidratohem dhe të kujdesem për lëkurën time dhe padyshim kjo është mënyra më e mirë për ta bërë atë sipas këshillave të bukurisë së Victoria Beckham“.

@victoriabeckham This is the ultimate contour stylo! When creating my #VictoriaBeckhamBeauty ♬ original sound - Victoria Beckham

Ndjekësit e çiftit lanë shumë komente. Një person shkroi: “Tutorialin që na duhej dhe nuk e dinim.”

Një tjetër ndjekës e quajti Beckham “legjendë“.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco