FOTO/ U tha se martesa e tyre ishte në krizë, Britney Spears ua 'mbyll' gojën të gjithëve

FOTO/ U tha se martesa e tyre ishte në krizë, Britney Spears ua 'mbyll' gojën të gjithëve

12:41, 19/05/2023
A+ Aa A-

Britney Spears ka reaguar pas thashethemeve që kanq qarkulluar së fundmi se martesa e saj me Sam Asghari është në krizë.

Image

Burimet treguan se ka pasur disa raste të grindjeve fizike mes Britney dhe Sam, dhe debatet e tyre të ashpra janë bërë tashmë si diçka mjaft normale.

Intensiteti i situatës ka arritur në atë pikë ku është dashur ndërhyrja e personelit të sigurisë. Burimet e TMZ zbulojnë më tej se aktor nuk kaloni shumë kohë në rezidencën e tyre të përbashkët. Ky zhvillim është veçanërisht shqetësues sepse Britney është e varur prej tij dhe kërkon mbështetje.

Dokumentari i titulluar “TMZ Investigates: Britney Spears: The Price of Freedom” do të hedhë dritë mbi sfidat dhe pasojat me të cilat është përballur Britney në kërkimin e saj për rimarrë të drejtat e saj.

E së fundmi këngëtarja e hitit “Toxic” postoi në Instagram një video ku shfaqet krahë aktorit teksa puthen dhe përqafohen në oborrin e shtëpisë së tyre duke hedhur poshtë të gjitha aludimet se martesa e tyre nuk po shkon mirë.

“Ok, jam krenare për lulet e mia! Unë jam treguar shumë modeste për shtëpinë time !!! Unë po ridizejnoj shtëpinë time! Ndihem kaq e bekuar që jam me një bashkëshort kaq të jashtëzakonshëm që më frymëzon çdo ditë !!!”, ka shkruar ajo krahas videos.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco