Ç’po ndodh mes Noizy-t dhe Jorit?

Ç’po ndodh mes Noizy-t dhe Jorit?

10:35, 17/05/2023
A+ Aa A-

Kur Noizy postoi një foto në Instagram, jo pak ndjekës u bënë kuriozë për praninë e Jorit. Si qëndron e vërteta?

Image

Në një intervistë për “Live from Tirana” në Top Albania Radio, ish-banorja e "Big Brother VIP" hodhi poshtë thashethemet për një romancë mes tyre dhe shpjegoi se arsyeja e takimit ishte thjesht për punë.

“Ishte një bashkëpunim për videoklip. Kam qenë pjesë e videoklipit të Noizy-t,” tha ajo. ”Erdhi kërkesa në Instagram dhe fola me regjisorin. Unë nuk e njihja më parë Noizy-n.”

“Mes meje dhe Noizyt nuk ka ndodhur asgjë përveç këtij bashkëpunimi. Noizy dhe ekipi i tij kanë qenë shumë profesionalë, jemi kënaqur shumë. Është njeri shumë i mirë, i zgjuar, më jep këshilla interesante për punë, por nuk ka asgjë më tepër se kaq.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco