VIDEO/ Albina Kelmendi elektrizon skenën e Liverpoolit me këngën ‘Duje’

VIDEO/ Albina Kelmendi elektrizon skenën e Liverpoolit me këngën ‘Duje’

22:16, 13/05/2023
A+ Aa A-

Albina Kelmendi dhe familja e saj sonte përfaqësuan Shqipërinë në natën finale.

Ata u kualifikuan në natën finale në gjysmëfinalen e dytë si e para derisa deri tani kënga e tyre është vlerësuar nga publiku mbarë botëror, sidomos është lavdëruar nga rrethet konservatore të Europës për shkak të mesazhit të saj – që është ruajtja e familjes.

“Duje” është një këngë me tekst të Erjona Rushitit kurse është kompozuar me motive folklorike nga Enis Mullaj,

Për herë të parë në “Eurovision”, sivjet votimi konsiderohet “i hapur” për të gjithë botën.

Për herë të parë në historinë e garës, shikuesit nga vendet jo-pjesëmarrëse, përfshirë Kosovën, mund të votojnë për të preferuarin e tyre.

Juria, e cila nuk kishte të drejtë vote në gjysmëfinale, ka të drejtë të votojë në finalen e madhe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco