FOTO/ Ceremoni private, ylli i Interit martohet përpara derbit me Milanin

FOTO/ Ceremoni private, ylli i Interit martohet përpara derbit me Milanin

16:47, 13/05/2023
A+ Aa A-

Lautaro Martinez ka kurorëzuar me martesë lidhjen me partneren Agustina Gandolfo, në një ceremoni shumë private që u zhvillua në fshehtësi të madhe në Bashkinë e Milanos gjatë së premtes.

Sulmuesi i Interit ka një vajzë, Nina, nga raporti me Agustinën, së cilës i kërkoi dorën zyrtarisht gjatë muajit shkurt.

Ndërkohë, gruaja e tij është shtatzënë dhe çifti po presin të shtohen edhe me djalë, të cilin kanë zgjedhur ta quajnë Theo.

Pas celebrimit është radha e Sassuolos dhe gjysmëfinales së kthimit ndaj Milanit.

Interi fitoi 0-2 duelin e parë, duke hedhur një hap të madh drejt kalimit në finalen e madhe të Champions League.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco