Tha se Kiara e ka kërcënuar me jetë, Luizi ironizon deklaratën e Teas: Ka ngatërruar derën e komisariatit, shkoi për të bërë buzët

Tha se Kiara e ka kërcënuar me jetë, Luizi ironizon deklaratën e Teas: Ka ngatërruar derën e komisariatit, shkoi për të bërë buzët

13:19, 13/05/2023
A+ Aa A-

Disa ditë më parë, Tea Trifoni i habiti të gjithë me deklaratën e saj ku tregoi se është kërcënuar me jetë nga Kiara Tito dhe burri i tezes së saj në prapaskenat e spektaklit të Big Brother VIP.

E në lidhje me deklaratën e ish-banores ka reaguar së fundmi dhe Luiz Ejlli i cili e ka ironizuar të gjithë situatën. Teksa ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” me vëllezërit Veshaj, këngëtari tha për Tean se në vend që të shkonte për të bërë denoncimin ajo kishte ngatërruar derën dhe kishte shkuar për të bërë buzët.

Ndër të tjera, Luizi u shpreh se kjo ishte barcaleta më e bukur qe kishte dëgjuar pas daljes nga Big Brother VIP.

“Unë e pash mbrapa që kishte thënë më ka kërcënuar kur dola dhe gjoja kishte shkuar për të denoncuar por kishte ngatërruar derën. Ajo kishte shkuar të bënte buzët. I kishte dal koha me fry buzët, atëherë me shku te shefi, \Shef më ka kërcënuar Kiara’.

Vazhdojnë klikimet mor shpirt, duan klikime. Me të kërcënu Kiara Tiro, çohu Enver Hoxha. Ajo ka qen barsoleta më e bukur që do të ken vdek me lot në Shkodër. Dy barsaleta janë thënë me vdek me lot në atë shtëpi, e para ‘Kiara Tito më ka kërcënuar dhe Olta Gixhari fiton Big Brother’”,-tha Luizi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco