Nuk ka qetësi për Amber Heard, fansat e 'përndjekin' deri në Madrid

Nuk ka qetësi për Amber Heard, fansat e 'përndjekin' deri në Madrid

12:39, 13/05/2023
A+ Aa A-

Qetësia” e Amber Heard ka mbaruar. Aktorja prej pak kohësh ndodhet në Spanjë duke u përpjekur të bëjë një jetë të qetë me të bijën.

Pasi ditët e fundit u bë e ditur se ish-i i Johnny Depp po largohej për pak kohë nga jeta e saj hollivudiane për të jetuar në kryeqytetin spanjoll, qetësia që ajo kërkonte ka zgjatur vetëm pak ditë.

Rastësisht, rezidenca e saj e re në Madrid është një shtëpi e gjerë, e vendosur në një nga lagjet më ekskluzive të kryeqytetit të Spanjës.

Thuhet se fansat kanë filluar të mbërrijnë në shtëpinë e re të Heard. E me fansat kanë mbërritur edhe gazetarët. ‘El Programa de Ana Rosa’ e ka ndjekur në një ditë të zakonshme në Madrid, ku ajo shihet duke u përshtatur me qytetin e saj të ri dhe duke vizituar disa muze në qytet.

Në marrëdhëniet me fansat, Amber Heard shihet e qetë dhe e buzëqeshur, duke shkrepur edhe foto dhe duke firmosur autografe. Përveç kësaj, ajo komunikon me to në gjuhën spanjolle.

Aktorja ka lënë pas jetën e saj të Hollivudit dhe gjithçka ndodhi në gjyqin me Depp. Jeta e re në Madrid duket se e bën të lumtur edhe pse nuk është më aq anonime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco