Eurovision: Sa janë shanset që të fitojë sërish Ukraina?

Eurovision: Sa janë shanset që të fitojë sërish Ukraina?

12:18, 13/05/2023
A+ Aa A-

Historia ka treguar se fuqia e politikës mund të ndikojë te Kupa e Botës, Lojërat Olimpike dhe konkurse si Festivali Europian i Këngës, i njohur si Eurovision.

Sot në mbrëmje (e shtunë, 13 maj) do të zhvillohet një nga mbrëmjet më politike të Eurovision-it ndër vite. Këtë vit, konkursi zhvillohet në Liverpul, por i është dhënë tërthorazi edhe fokus luftës në Ukrainë, e cila ka pak gjasa të përfundojë së shpejti.

Ndonëse kërkesa e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy për të dhënë një fjalim gjatë finales u refuzua pasi organizatorët ishin të shqetësuar se rrezikonte politizimin e konkursit, edicioni i këtij viti ka jo pak elementë të politizuar.

Përpos kësaj, Kroacia përfaqësohet këtë vit me këngën “Mama SC” të grupit Let 3. Në këngë, ata tallen me diktatorë si Vladimir Putin. "Traktori" i cili përmendet shumë herë gjatë këngës është me sa duket një referencë për presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko, i cili ka ndihmuar Rusinë në pushtimin e Ukrainës, duke përfshirë dhurimin e një traktori për Putinin për 70-vjetorin e tij. Performanca e grupit përmban edhe raketa në skenë. Ata e quajnë Putinin një “krokodil psikopat”.

Eurovision ka pretenduar gjithmonë të jetë apolitik, duke e bërë pjesëmarrjen e Kroacisë të pazakontë në konkursin e këtij viti. Performanca e Zvicrës përmban raketa dhe teskt të tillë: "Unë nuk dua të jem ushtar, ushtar. Nuk dua të luaj me gjakun e vërtetë.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco