Aktori qëndron ende i shtruar në spital! Familja e Jamie Foxx po përgatitet për më të keqen

Aktori qëndron ende i shtruar në spital! Familja e Jamie Foxx po përgatitet për më të keqen

08:57, 13/05/2023
A+ Aa A-

Familja e Jamie Foxx po “përgatitet për më të keqen” pasi aktori ka disa javë i shtruar në spital. Jamie Foxx është ende në spital katër javë pasi  pësoi një urgjencë të rëndë mjekësore.

Sipas raporteve në SHBA, Fox ndodhet në një spital në Gjeorgji, ku është “nën vëzhgim” mjekësor të vazhdueshëm.

Më shumë detaje rreth gjendjes së Fox nuk janë bërë të ditur, por një burim i afërt me aktorin i tha TMZ se ai “ka nevojë për të gjitha lutjet e fansave të tij”.

Një burim i afërt me familjen e aktorit fitues të Oscar tha për Radar Online se familja e tij “po shpreson për më të mirën”, por “përgatitet për më të keqen” pas shtrimit të tij në spital.

Burimi pohoi: “Njerëzit e Jamie thonë se mjekët përpiqen të gjejnë shkakun e problemeve të tij’

Lajmi për shtrimin në spital të Foxx u dha në Instagram nga vajza e tij Corinne Fox më 12 prill. Ajo nuk specifikoi shkakun e urgjencës së tij mjekësore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco