A po jeton me Kiarën apo ka blerë shtëpi? Luizi sqaron të vërtetën

A po jeton me Kiarën apo ka blerë shtëpi? Luizi sqaron të vërtetën

08:14, 13/05/2023
A+ Aa A-

Luiz Ejlli ka treguar më shumë për jetën e tij pas daljes nga BBV sonte në “Më lër të flas”.

Ai tha se këto ditë ka jetuar me Kiarën në shtëpinë e saj, por sot ka marrë një shtëpi të tijën ku do të zhvendosen të dy së bashku.

Luizi ka sqaruar edhe mungesën e familjes së tij në dasmë, ku ka thënë se e ëma nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa motra e tij ishte e prekur nga komentet negative.

“Për momentin po rrimë por ia kam thënë edhe Kiarës nuk po më zë vendi vend aty, sot kam gjetur një shtëpi e dua të kem shtëpinë time. Nuk dua t’i dalë fjala Oltës. E gjeta shtëpinë, sot do të hyj. Nuk e them vendndodhjen e shtëpisë. Është apartament në një lagje të thjeshtë. Unë dal herët nga shtëpia e vesh këpucët në makinë. Asnjë nuse nuk është e denjë për djalin e askujt dhe asnjë djalë nuk është i denjë për vajzën e tyre. Çdokush e sheh fëmijën e vet i më perfektin por jeta kështu është, nëna ime dhe shumë prind vendosin që kur shohin fëmijët e lumtur, janë edhe ata të lumtur. Ato kanë ngrënë drekë bashkë kanë ndenjur kanë fol, nuk e di çfarë kanë bërë le të rrjedhë.

Në lidhje me mungesën e familjes time në dasmë, unë babanë nuk e kam, familja jetonin në Amerikë, këtu kisha nënën dhe motrën, nëna ka qenë shumë e sëmurë ndërsa motra nuk kishte ardhur nga komentet negative. Unë s’kam pasur kohë as të ha bukë gjatë këtyre ditëve, madje shumë vetë më kanë thënë qenke dobësuar por realisht kam rënë katër kile që kur kam dalë.”/tch

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco