Kristi reagon për herë të parë në mediat sociale, ka një mesazh për Luizin, Efin dhe Dean

Kristi reagon për herë të parë në mediat sociale, ka një mesazh për Luizin, Efin dhe Dean

21:29, 12/05/2023
A+ Aa A-

Krist Aliaj ka reaguar për herë të parë në rrjete sociale pas daljes nga 'Big Brother VIP'. Në postimin e tij ai falenderon të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi të vështirë, por siç shprehet Kristi, pasurues.

Kristi shpreh gjithashtu vlerësimin e tij për finalistët e tjerë, Luizin, Efin dhe Dean, duke i cilësuar si kundërshtarët më të mirë që mund të kishte kërkuar.

"Faleminderit Shqiperi! Faleminderit shqiptarë në mbarë botën! Faleminderit për durimin, respektin, mirëkuptimin dhe vleresimin tuaj! Ishte një udhëtim i veshtire, por nje eksperience shume pasuruese Ju vlerësoj sepse ishit kundërshtarët më të mirë që mund të kisha kërkuar. Koha për të vënë në përdorim potencialin tuaj, Luiz, Efi dhe Dea. Shumë respekt për të gjithë ekipin e produksionit per kohën dhe perkushtimin e madh!", ka shkruar Kristi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco