U raportua se u ndalua në Turqi për drogë, stilisti i njohur Valdrin Sahiti dorëzon pasaportën diplomatike

U raportua se u ndalua në Turqi për drogë, stilisti i njohur Valdrin Sahiti dorëzon pasaportën diplomatike

18:24, 12/05/2023
A+ Aa A-

Valdrin Sahiti ka dorëzuar pasaportën diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme më datë 26 prill të vitit 2023, 13 ditë pasi u raportua se ai u arrestua nga policia në aeroportin e Stambollit për posedim të lëndëve narkotike, jam të cilin e mohoi. Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se me kërkesë të tij është zhvleftësuar pasaporta diplomatike.

“z.Sahiti ka dorëzuar në MPJD pasaportën diplomatike me datë 26.04.2023.Të njëjtit me kërkesë të tij, i është pa vleftësuar pasaporta diplomatike”, kanë thënë për Gazetën Express zyrtarja për media nga Ministria e Punëve të Jashtme, Qendresa Fazliu.

Sipas “Express”, Fazliu ka shtuar se deri tani MPJD s’ka ndonjë raport zyrtar nga autoritetet turke lidhur me raportimet për ndalimin e Valdrin Sahitit.

”Gjithashtu ju njoftojmë se deri tani, MPJD nuk ka pranuar asnjë raport zyrtar nga autoritetet turke, lidhur me raportimet e mediave për ndalimin a arrestimin e z. Sahiti në shtetin turk”, ka përfunduar ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco