E shpallën të vdekur, Ronaldo Sharka i revoltuar: 'Ia bëni një njeriu që ka të freskëta imazhet e vdekjes së të atit'

E shpallën të vdekur, Ronaldo Sharka i revoltuar: 'Ia bëni një njeriu që ka të freskëta imazhet e vdekjes së të atit'

13:09, 11/05/2023
A+ Aa A-

Ndonjëherë shakatë bëhen aq pa kripë, sa prekin persona të tjerë siç ka ndodhur në rastin e gazetarit Ronaldo Sharka.

Një faqe e panjohur në TikTok shkruante mbi fotot e tij “Vëllai jonë, qofsh i Xhenetit” duke e shpallur të vdekur, gjë që sigurisht e ka revoltuar Sharkën.

Ai ka postuar foton në InstaStory dhe s’ia kurseu një përgjigje personave që i bënë këtë rreng. Me të drejtë, ai thotë se kjo është diçka tepër e shëmtuar, aq më tepër të bëhet me një person që i ka të freskëta imazhet e humbjes së personit të tij më të dashur.

“Të sëmurë mendor, njerëz të lig. Hiqjani telefonin këtyre kalamajve që përdorin TikTok dhe bëjnë shaka të tilla, dhe aq më tepër me një njeri që ende ka të freskëta imazhet e vdekjes së të atit!

Nuk më ka interesuar kurrë asnjë koment apo video tallëse në rrjet kundrejt meje, por kjo është e tepërt! Turp! Brez m*ti”.-shkruan Ronaldo.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco