Scarlett Johansson rrëfen për momentin kur humbi rolet ndaj Sandra Bullock dhe Emily Blunt

Scarlett Johansson rrëfen për momentin kur humbi rolet ndaj Sandra Bullock dhe Emily Blunt

12:09, 11/05/2023
A+ Aa A-

Në një intervistë të fundit, Scarlett Johansson rrëfeu për rolet kryesore të cilat e bënë aktoren të rishqyrtojë punën e saj.

Për Variety, aktorja tha se kishte menduar të linte industrinë e kinematografisë rreth vitit 2011, pasi dy role të rëndësishme iu besuan Emily Blunt dhe Sandra Bullock.

"I pari ishte ‘Iron Man 2’ dhe më pas tjetri ishte ‘Gravity’ i regjisorit Alfonso Cuarón," tha ajo. “E doja shumë atë rol [në 'Gravity']. U ndjeva vërtet e frustruar dhe e pashpresë. Mendoja: 'A po e bëj siç duhet?'

Roli si Ryan Stone në "Gravity" iu besua Sandra Bullock. Por karriera e Johansson u transformua kur Blunt hoqi dorë nga filmi i Marvel dhe asaj iu ofrua sërish roli. Ajo portretizoi në mënyrë të jashtëzakonshme personazhin e Black Widow në filmin e Marvel, “Iron Man 2” në tetë filma, duke çuar edhe në prodhimin e “Black Widow” (2021).

Në vitin 2018 dhe 2019, Scarlett Johansson ishte aktorja më e paguar dhe ka dalë disa herë në listën e Forbes për 100 njerëzit më të famshëm. Në vitin 2021, Time e quajti atë një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë. Johansson është një nga aktoret më të paguara të ditëve të sotme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco