Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Sherri i Ronaldo Sharkës dhe Gerta Gixharit pas kuintave ,ja çfarë ndodhi mes tyre

Sherri i Ronaldo Sharkës dhe Gerta Gixharit pas kuintave ,ja çfarë ndodhi mes tyre

20:23, 06/05/2023
A+ Aa A-

Ka vijuar sërish debati mes Gerta Gixharit dhe Ronaldo Sharkës. Dy kolegët, duket se nuk i kanë ndalur akuzat dhe ofendimet edhe në “Fun Club”, duke e kthyer të gjithë çështjen në personale.

Gerta Gixhari dhe Ronaldo Sharka janë përplasur me njëri-tjetrin, ku ky i fundit e ka akuzuar gazetaren se ka shfrytëzuar të motrën, për të marrë famë, madje nuk e percepton dot që gjithë këto muaj nuk e ka mbështetur asnjëherë Oltën, edhe kur shumë njerëz i kishte kundër.

Gerta është shprehur se Ronaldo është si fëmija e saj dhe i kërkon që të rritet. “Tani unë një pyetje shumë të sinqertë kisha për zonjën, për Gertën. Ti je këtu si motra e Oltës, fanse e Luizit, fanse e Deas, se s’po e marr vesh. Moj zemra ime, ke dy muaj që del nëpër studiot televizive dhe nuk dole një moment për motrën tënde kur po e kryqëzonte gjithë Shqipëria, tregove një anë tjetër të Oltës.

Del këtu dhe shfrytëzon lojën e motrës tënde në ‘Big Brother’ vetëm për tu bërë e famshme dhe mua nuk ma percepton dot truri s’i të kam ty përballë në atë kolltuk të kuq dhe jep opinione për ‘Big Brother’. Dëshpërimi për famë është i tmerrshëm dhe dëshpërimi për famë në këtë moshë që ke ti, është i tmerrshëm”, u shpreh Ronaldo.

Nga ana tjetër,edhe Gerta nuk është kursyer aspak në ato çfarë ka thënë për ish-konkurrentin e “Big Brother”. “A e di që je fëmija im o Ronaldo, rritu një çikë! Mos e zgjat me mua fare. Çfarë halli ke me mua o çun që e kthen në personale, çfarë ke, thuaje një herë e përgjithmonë se në çdo studio, mban këtë referatë gjatë gjithë kohës”, u shpreh gazetarja.

Konflikti verbal mes tyre ka vijuar edhe përgjatë publicitetit. Me tone të larta, të dy kanë vijuar të ofendojnë njëri-tjetrin, vetëm se këtë herë debatet kanë qenë edhe më të ashpra, duke qenë se kamerat ishin fikur. Pas shumë akuzave ndaj njëri-tjetrit, të dy janë larguar nga skena, duke e mbyllur këtë takim pa paqe. E duket se konflikti ka ndikuar edhe tek Olta, e cila ka zgjedhur ti mbajë qëndrim Ronaldos, pas fjalëve të rënda që ai kishte adresuar për të motrën.

Kjo nuk ishte përplasja e para që këta dy personazhe kanë pasur. Edhe më herët, dy gazetarët kanë pasur një konflikt me tone të ashpra, që është shndërruar menjëherë në kryefjalën e mediave. Moderatori iu drejtua asaj duke i thënë se njihet vetëm nga motra e saj, Olta. Ndërsa Greta u shpreh se në fakt Ronaldo njihet nga “BBV”, kurse ajo ishte një gazetare e njohur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco