'Më tha do të të marr zvarrë, do të të vras'- Tea Trifoni deklaroi se Kiara Tito e kërcënoi me jetë! Reagon Zhaklina Lekatari: E vërtetë!

'Më tha do të të marr zvarrë, do të të vras'- Tea Trifoni deklaroi se Kiara Tito e kërcënoi me jetë! Reagon Zhaklina Lekatari: E vërtetë!

16:48, 06/05/2023
A+ Aa A-

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP, Tea Trifoni, tregoi se fundmi se është kërcënuar me jetë nga Kiara Tito dhe një i afërm i saj, që sipas saj mund të ketë qenë burri i tezes.

Këtë deklaratë Tea e bëri gjatë intervistës në programin “Më lër të flas”, ku ndër të tjera Tea theksoi se i  afërmi i Kiarës që e ka kërcënuar, është punonjës në ministri. Ajo tha gjithashtu se ngjarja ndodhi në një prej netëve të spektaklit dhe ka pasur shumë dëshmitar në atë moment.

“Te dera e Topit më kanë kërcënuar. Gjithë produksioni i BBV është në dijeni për këtë. Kiara me burrin e tezes së saj, a familjarin a ça ishte, më tha do të marr zvarr, do të të vras je kështu je ashtu, është punonjës ministrie ai tjetri, “Shqipëria që Duam”. Më thanë që është burri i tezes së saj. I thashë thjesht që hajde, por ai iku. Po aty kishte dëshmitar madje edhe Ronaldo edhe më tha të lutem mos fol. Njerëzit janë shumë ndryshe mbrapa skene, Kiara nuk thotë asgjë para kamerave, por kur fiken çfarë nuk thotë, shan etj. Kam folur me prduksionin, me Kiarën jo, ajo nuk u ftua në një prime prej kësaj gjëje. Më thanë bëje publike”, tha Tea.

Por moderatorja u shpreh se nuk e ka kërcënuar kurrë dhe e akuzoi se Tea Trifoni po e bën këtë për të marrë vëmendjen dhe deklaratat e saj “janë të shëmtuara”.

“Prodhohen shumë lajme, ka dhe shumë personazhe që nuk e di për çfarë e bëjnë, ndoshta për vëmendje, por nuk kam kërcënuar kurrë, është shumë e shëmtuar”, tha Kiara Tito në të njëjtin emision.

Mirëpo lidhur me këtë situatë ka pasur një reagim edhe nga opinionistja e “Big BrotherVIP” Zhaklin Lekatari. Gazetarja ka reaguar në një postim në Instagram ku shkruhej për deklaratën e Teas.

“E vërtetë”– shkruan Zhaklina duke lënë të kuptohet se ajo mund të ketë qenë një ndër dëshmiraret e përplasjes mes tyre.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco