Pamela Anderson, fotot e reja të 55-vjeçares me rroba banje mahnit fansat e saj

Pamela Anderson, fotot e reja të 55-vjeçares me rroba banje mahnit fansat e saj

09:57, 06/05/2023
A+ Aa A-

Pamela Anderson ka dëshmuar se e sheh moshën vetëm si një numër. 

Në moshën 55-vjeçare ajo nuk ngurron të veshë bikini dhe të fotografohet në plazh.

Modelja e famshme e viteve '90 e cila u bë e famshme për rolin e saj në serialin e njohur " Baywatch ", hodhi hapin e radhës në jetën e saj profesionale dhe bashkëpunoi me markën "Frankie's Bikinis" për të lançuar linjën e saj të rrobave të banjës.

Image

Ndaj pritej që fytyra e “fushatës” së saj të ishte vetvetja, duke qenë se ka bërë “histori” në të kaluarën, me rrobën e banjos ngjyrë purpur që ka veshur personazhi i saj në Baywatch.

Siç ka deklaruar në postimet e saj në Instagram, lansimi i koleksionit të saj të rrobave të banjës ishte për të "një ëndërr e realizuar".

Image

Ajo mund të jetë tërhequr disi nga industria e argëtimit, por ruan një prani mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan me audiencën e saj foto dhe video nga jeta e saj e përditshme dhe profesionale.

Image

Natyrisht, ajo ka ndarë me miqtë e saj online edhe disa foto nga koleksioni i saj i ri, të cilat i ka postuar në llogarinë personale në Instagram.

Në shumicën e fotove, Pamela Anderson pozon me bikini të vogla, ose shtrirë në rërë ose përballë detit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco