'A do të ketë një ribashkim të ‘One Direction’? Harry Styles jep një përgjigje të dyshimtë

'A do të ketë një ribashkim të ‘One Direction’? Harry Styles jep një përgjigje të dyshimtë

14:15, 28/04/2023
A+ Aa A-

Harry Styles, në një sfidë në "The Late Late Show With James Corden", u përball me pyetjen që e mendojmë të gjithë: “A do të ketë një ribashkim të grupit ‘One Direction’?” dhe Harry u përgjigj me “kurrë mos thuaj kurrë”.

“Kam frikë se kjo s’është një pyetje që do përgjigje po ose jo. Mendoj se duhet të them “kurrë mos thuaj kurrë”. Nëse do të ketë një moment kur do të duam të ribashkohemi, nuk shoh ndonjë arsye pse të mos e bëjmë”, tha ai.

‘One Direction’, i përbërë nga Harry Styles, Niall Horan, Louis Tomlinson, Liam Payne dhe Zayn Malik ka qenë një prej grupeve të preferuara të shumë fansave në të gijithë botën. Fatkeqësisht, ata njoftuan se do të ndalonin për një periudhë të pacaktuar bashkëpunimin në vitin 2015, kur Zayn vendosi të shkëputej nga grupi.

Më pas, të gjithë anëtarët e grupit, patën karrierat respektive solo, por asnjëherë fansave nuk u është shuar shpresa për një ribashkim të mundshëm. Në fakt, Harry thjesht i ka rindezur këto mendime, sidomos pas postimit të një fotoje ku shfaqej me bluzën e grupit të përçarë.

Këngëtari postoi një foto nga palestra dhe mbante veshur pikërisht bluzën e 'One Direction', me portretet e të gjithë ish-anëtarëve. E la disa sekonda foton në Instastory dhe më pas e fshiu.

Gjithashtu, ai ka treguar se nuk do të ishte aspak kundër një rikthimi të grupit, përkundrazi. Harry e ka vlerësuar shumë përvojën me Niall Horan, Liam Payne, Louis Tomlinson dhe Zayn Malik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco