Meqë Mërkuri është në prapavijë: Disa gjëra që duhet t’i kesh parasysh para se t’i shkruash ish-it

Meqë Mërkuri është në prapavijë: Disa gjëra që duhet t’i kesh parasysh para se t’i shkruash ish-it

13:57, 28/04/2023
A+ Aa A-

Nëse të ka marrë malli për ish-in dhe do t’i shkruash, të mirëkuptojmë, madje edhe të justifikojmë me prapavijën e Mërkurit. Ama, edhe të këshillojmë përmes këtyre rregullave:
 
Hidhu një sy dëshirave, nevojave dhe kërkesave të tua
 
Ja i shkrova, po tani? Ç’kërkon nga personi tjetër? Po nga vetja? Bëj një rezyme të të gjitha gjërave që ti do nga vetja dhe ai/ajo dhe kështu, do ta kesh më të qartë përgjigjen që do të pasojë.
 
Mëso nga gabimet
 
Pse u ndatë? Sa e fortë ishte arsyeja? Ç’mësove ti nga ndarja? Super! Këto leksione merr në konsideratë në vijim.

Shmang grindjen
 
Nëse ke vendosur t’i shkruash, lëri kunjat dhe fjalët fyese. Hidhe pas të shkuarën dhe ji personi i pjekur në këtë bisedë.
 
Mos mendo shumë për mënyrën se si do t’i shkruash
 
Përkundrazi, sa më thjesht, aq më mirë.
 
Propozoji të takoheni te vendi i zakonshëm
 
Kështu, personi tjetër do të ndihet i vlerësuar që ti ende e mban mend vendtakimin tuaj.

Nëse ka nevojë për të kërkuar falje, kërkoje
 
Shumë lidhje mbarojnë pa thënë një “Më fal”. Nëse e jotja përfundoi në këtë mënyrë, thuaje të shkretën. Asnjëherë s’të bën dëm.

Përfundoje bisedën me kujtime të bukura
 
Kështu, do të lësh një shije shumë të mirë tek ish-i dhe ndoshta, shumë shpejt, do të marrësh një mesazh që e ke pritur. Nostalgjia vërtet i ndryshon njerëzit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco