Ylli i ‘Harry Potter’ bëhet baba për herë të parë

Ylli i ‘Harry Potter’ bëhet baba për herë të parë

11:39, 26/04/2023
A+ Aa A-

Aktori Daniel Radcliffe dhe partnerja e tij prej shumë vitesh, Erin Darke, janë bërë prindër për herë të parë.

Lindja e fëmijës së tyre u konfirmua nga publicisti i aktorit të “Harry Potter” pasi Daily Mail publikoi disa foto të tyre duke shtyrë një karrocë fëmijësh, në New York.

Aktorët janë bashkë për një dekadë dhe thuhet se janë takuar në xhirimet e filmit “Kill Your Darlings” në vitin 2013.

oAta nuk e kanë zbuluar gjininë e foshnjës. Nëse është djalë, mund ta kenë quajtur Harry. Nëse është vajzë, Hermione, ose Luna. :’) Ok, ok...thjesht po fantazojmë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco