Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

'Ja çfarë më thanë prindërit'/ Megi Pojani flet pas videos: Nuk e kam problem edhe nëse më bojkotojnë!’

'Ja çfarë më thanë prindërit'/ Megi Pojani flet pas videos: Nuk e kam problem edhe nëse më bojkotojnë!’

17:34, 25/04/2023
A+ Aa A-

Megi Pojani ka folur sot publikisht lidhur me videon që skandalizoi rrjetin ku ajo shfaqej duke u tallur e duke bërë lëvizje prokokuese në varreza.

E ftuar në ‘Wake Up’ ajo tha se videoja ishte regjistruar 3 vite më parë dhe se nuk e di kush e ka rikthyer.

“Nuk kam guxuar që të hap videon, e kështu më ka ndodhur edhe herë të tjera. Më merrnin në telefon, madje edhe motrat e mia. Është video e para 3 viteve. Kam kërkuar ndjesë për këtë video. Ka një tranzicion që kam ndjekur si personazh, si njeri. Në rrjetet sociale kam nisur që të postoja shumë kohë më parë dhe nuk e dija çfarë postoja. Por tani kam kuptuar se kur bën diçka pa asnjë qëllim dhe postohet tani, merr një konotacion tjetër. Ky është një mësim që duhej të merrja”, tha Megi.

Ajo kërkoi sërish falje publike duke thënë se e kupton që njerëzit janë revoltuar.

“U kërkoj falje njerëzve që dhimbjen e një njeriu të afërt e kanë të freskët. Njerëzve që akoma nuk e kanë kaluar atë dhimbjen e mos të pasurit një njeriu të dashur pranë. Edhe atyre që janë të ndjeshëm në atë vend.”-tha ajo.

Gjithsesi, Megi u shpreh se nuk ka ndryshuar këndvështrim:

“Por duhet të shpjegoj diçka, për mënyrën se si e kam parë dhe pse e kam bërë. Kur ajo video është bërë, para se të behej, unë jam mësuar nga familja ime të jem shumë familjare. Unë nuk kam ndryshuar këndvështrim. Që kur erdha në jetë jam mësuar nga familja ime të jem bashkëpunuese, të jem familjare, Unë dhe motrat e shoqërojmë mamin kur shkon në varreza. Dhe nuk është thjesht një proces që mami shkon aty dhe ne e presim. Ne shkojmë atje, përveshim mëngët, mbushim ujë. Duhet të shkulësh barin me rrënjë, të marrësh sende pastrimi. Këtë gjë e bëj 2-3 herë në vit. Si mundem unë të tregoj mungesë respekti. Isha mbi varrin e stër-stërgjyshes sime. Një proces shumë intim. Mami im është shumë e ndjeshme. Mami është gjithmonë duke qarë edhe pse ai person mund të ketë vdekur shumë vite më parë. Unë nuk e shoh mamin tim duke qarë, dhe bashkë me motrat e mia mundohemi të bëjmë diçka”, tha Megi.

E pyetur se çfarë thanë prindërit në lidhje me këtë, Pojani u përgjigj:

“E kuptojnë, mami im e kupton se ne jemi terapia më e mirë e saj. Babi im është njësoj si ne, për familjen jemi aty dhe përpiqemi që të ngremë njëri-tjetrin”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco