Hailey Bieber flet për momentet e trishta dhe të vështira që ka përjetuar gjatë këtij viti

Hailey Bieber flet për momentet e trishta dhe të vështira që ka përjetuar gjatë këtij viti

13:09, 20/04/2023
A+ Aa A-

Hailey Bieber, përmes postimeve në Instastory ka treguar se në vitin 2023, ka përjetuar disa nga momentet më të trishta dhe më të vështira dhe me shumë gjasa, mund të lidhen me dramën me Selena Gomez.

“Më pëlqen të bëj shaka për mënyrën s si ndihem, sepse ndonjëherë është më e thjeshtë se sa ta pranoj që po kaloj një periudhë të vështirë. Por, në të vërtetë, që kur ka nisur 2023-shi, kam përjetuar disa nga momentet më të trishta dhe më të vështira në jetën time si e rritur”, tha krijuesja e “Rhode”.

Ajo vijoi:

“E di që shumë njerëz të tjerë ndihen si unë, kështu që dijeni se nuk jeni vetëm”.

Image

Në një tjetër postim, Hailey u shpreh se duhet të jemi pranë njëri-tjetrit.

“Le të jemi pranë të dashurve tanë, miqve, familjarëve dhe të panjohurve. Le të jemi pranë njerëzve”, duke dhënë mesazhin se bashkë jemi më të mirë dhe më të fortë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco