Frank Ocean anulon performancën e dytë në Coachella, pas kaosit të krijuar në shfaqjen e parë

Frank Ocean anulon performancën e dytë në Coachella, pas kaosit të krijuar në shfaqjen e parë

11:06, 20/04/2023
A+ Aa A-

Frank Ocean anuloi performancën e dytë të planifikuar për këtë fundjavë në Coachella, një javë pasi performanca e parë – shfaqja e tij e parë live në gjashtë vjet – la shumë fansa të zhgënjyer dhe konfuzë.

Një përfaqësues i muzikantit konfirmoi për Rolling Stone të mërkurën mbrëma se performanca e ardhshme u anulua sepse këngëtari pësoi një dëmtim në këmbë gjatë javës së parë të festivalit.

Sipas përfaqësuesit, mjekët e kanë këshilluar që të mos performojë për shkak të dy frakturave dhe ndrydhjes në këmbën e majtë.

Ocean tha: “Ishte kaotike. Ka pak bukuri në kaos. Nuk ishte ajo që kisha ndërmend të tregoja, por u kënaqa që isha atje dhe do të shihemi së shpejti.”

Performanca e Frank Ocean në Coachella të dielën e kaluar ishte shfaqja e tij e parë që nga viti 2017, e cila nuk u prit edhe aq mirë. Ishte planifikuar që të performonte në një pistë patinazhi me 100 patinatorë, por skena u çmontua vetëm disa orë para performancës, sepse Ocean nuk mund të performonte i sigurt për shkak të dëmtimit në këmbë.

Ai u kritikua nga pjesëmarrësit në Coachella për faktin që u ngjit vonë (pothuajse 1 orë me vonesë) dhe zbriti shpejt nga skena, shumë herë nuk këndoi live, i ktheu shpinën turmës, si dhe nuk këndoi këngët e preferuara të fansave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco