Një influence tha se ka vrarë dy mace kur ishte fëmijë dhe rrjeti reagoi 'çuditshëm'

Një influence tha se ka vrarë dy mace kur ishte fëmijë dhe rrjeti reagoi 'çuditshëm'

10:09, 20/04/2023
A+ Aa A-

Emma Claiir, një influencer nga Australia zbuloi në një podcast se kishte vrarë dy mace kur kishte qenë fëmijë dhe reagimet ishin nga më të ndryshmet.

Një prej markave që reagoi më ashpër ishte MCoBeauty – Përmes një deklarate online, MCoBeauty njoftoi se nuk do të bashkëpunonin më me Emma-n dhe se “nuk falnin asnjë lloj mizorie ndaj kafshëve”.

Gjatë podcast-it që vetë Claiir drejton, “Simply Chaotic”, ajo u shpreh:

“Unë kam vrarë macen time. Motra nuk më foli për muaj të tërë dhe mami im u tërbua kur më pa, por po… e vrava. Po e rrotulloja. Më dukej si një lodër, pellush. Dhe aksidentalisht e lëshova. Pastaj, nëse vërtet dëshironi të dini më shumë për mua, vrava dhe macen e shoqes sime të ngushtë.”

Pas reagimeve të shumta, blogerja publikoi një deklaratë në rrjetet e saj sociale.

"Për njerëzit e ofenduar nga historia ime në episodin e sotëm që sapo ndava... ndodhi 21 vjet më parë. Unë isha një fëmijë i vogël... ndodhin aksidente dhe të gjithë duhet të qetësoheni [...]"

Ajo gjithashtu falënderoi njerëzit që nuk komentuan negativisht dhe “kuptuan humorin”.

Emma, më pas, foli përsëri rreth ngjarjes:

"Unë e di mirë se historia nuk ishte humor i lehtë dhe në fakt është diçka shumë serioze. Nuk kishte për qëllim të dukej ashtu siç ndodhi, pasi ishte thjesht një histori nga e kaluara për një aksident që u bë kur isha një fëmijë i vogël, por e kuptoj se si është parë. Kam marrë kohë për të menduar për veprimet e mia dhe dua të konfirmoj se kam ndjeshmëri për situatën dhe nuk është diçka për të cilën jam krenare, pasi më lëndoi mua dhe familjen time 21 vjet më parë.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco