Ylli i popit korean gjendet i vdekur në shtëpinë e tij: Moon Bin, 25 vjeç

Ylli i popit korean gjendet i vdekur në shtëpinë e tij: Moon Bin, 25 vjeç

08:37, 20/04/2023
A+ Aa A-

Ylli i popit Korean, Moon Bin, i njohur profesionalisht si Moonbin, ka vdekur në moshën 25-vjeçare, ka njoftuar kompania e tij diskografike.

Moon Bin u gjet i pavetëdijshëm nga menaxheri i tij në banesën e tij në Seul të mërkurën mbrëma, cituan policinë, mediat koreano-jugore.

“Ai duket se ka kryer vetvrasje, por një autopsi po shqyrtohet për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes”, tha policia.

Moonbin "u largua papritur nga bota jonë dhe u bë yll në qiell", tha kompania e tij Fantiago.

Moonbin kishte punuar si aktor dhe model përpara se t'i bashkohej grupit popullor të djemve Astro në vitin 2016 në moshën 18-vjeçare.

Që nga viti 2020, ai kishte interpretuar me një tjetër anëtar të Astro, Sanha, në një duo.

 Moonbin & Sanha ishin në mes të një turneu botëror me interpretimin e  tyre të fundit në Bangkok më 8 prill.

Kompania Fantiago tha se të gjithë anëtarët e Astro nisën të ktheheshin në Seul të enjten për Moonbin dhe gjithashtu u kërkoi njerëzve që të "përmbahen nga raportet spekulative dhe dashakeqe" në mënyrë që familja e Moonbin të mund të bëjë nderimet për të në paqe.

Motra e Moobin, Moon Sua është gjithashtu një këngëtare pop, pjesë e grupit të vajzave Billie. Vëllezërit e motrat kishin folur më parë në intervista publike për varësinë e tyre nga njëri-tjetri.

Moonbin është ylli i fundit i popit korean që ka humbur jetën vitet e fundit.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco