Puthja e Shawn Mendes dhe Camila Canbello-s në Coachella e kapi të gjithë botën të papërgatitur dhe njerëzit shpresuan dhe aluduan për një rikthim të dyshes. Nuk duam t’ju lëndojmë, por sipas burimeve, për momentin, këngëtarët janë të dy beqarë.
“Shawn dhe Camila mbeten miq. Ata kanë shumë dashuri dhe histori bashkë, por nuk janë rilidhur. Pas ndarjes, ata qëndruan në kontakt dhe vendosën që të takoheshin në Coachella, meqë të dy po shkonin në festival”, u shpreh burimi dhe shtoi se puthja ishte thjesht produkti i një nate në Coachella.
Shawn Mendes and Camila Cabello at #Coachella. pic.twitter.com/736TPBaSsV
— Buzzing Pop (@BuzzingPop) April 15, 2023
© SYRI.net