Sot miq, por dikur, Luana Vjollca dhe Olsi Bylyku ishin ‘armiq’

Sot miq, por dikur, Luana Vjollca dhe Olsi Bylyku ishin ‘armiq’

15:32, 18/04/2023
A+ Aa A-

Sot, Olsi Bylyku dhe Luana Vjollca janë miq dhe kolegë, por vite më parë, siç duket, marrëdhënia e tyre nuk ka qenë aspak e mirë.

Me rastin e ditëlindjes, Luana uroi Olsin duke shkruar në Instagram: “Gëzuar ditëlindjen armik dikur e super mik sot. I talentuar dhe punëtor mbetsh tërë jetën,” shkruan Luana.

Image

Me disa kërkime në internet, zbuluam se shkak i “armiqësisë” së Luanës ndaj Olsit ishin batutat që ky i fundit kishte bërë për disa këngë të Luanës gjatë kohës kur shfaqej si personazhi Kimikati në “Portokalli”.

Luanës nuk i kishin pëlqyer komentet dhe i kishte bërë bllok në rrjete sociale. Madje, kishte refuzuar edhe ftesën për të marrë pjesë në një projekt kinematografik me Olsin.

Megjithatë, Olsi nuk e refuzoi ftesën e Luanës për të qenë kapiten në emisionin e saj “Zemër Luana” në Tv Klan, sepse mesa duket, vërtet nuk ka pasur asgjë personale me të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco