Me vetëm një gjest, Taylor Swift tregon se si ndihet pas ndarjes?

Me vetëm një gjest, Taylor Swift tregon se si ndihet pas ndarjes?

14:57, 18/04/2023
A+ Aa A-

Më në fund, kemi (ose jo) një reagim (sado të vogël) për ndarjen e Taylor Swift nga aktori Joe Alwyn, të cilët kanë qenë të lidhur për 6 vite.

Në një video të pubikuar në TikTok, ndërkohë që Tay vijon turneun e saj “Eras”, dikush nga turma e pyet (përmes një pankarte) nëse është mirë dhe ajo i bën shenjën e “ok”, çka do të thotë, se po, mirë është.

Por, mund të jetë edhe thjesht një shenjë që fansi/ja të heqë pankartën, ku i dihet. 

 

@imgiggly SO SO SO SO SO FUCKING SWEET ily taylor #taylor #swift #ts #mayoroftampa #repuation #delicate #swifttok #swifties ♬ original sound - kathryn

 

Gjatë së njëjtës performancë, Taylor foli edhe për rëndësinë që ka të ecësh përpara dhe se sa shumë e ka shijuar turneun “Eras”. Me plot 44 performanca në 20 qytete të SHBA, me siguri, Tay është tejet e zënë dhe s’ka shumë kohë të merret me lajmet që qarkullojnë vërdallë.

“E dua shumë këtë turne”, tha ajo dhe shtoi se i duhen shumë fansat për mirëqenien e saj.

Taylor dhe Joe u ndanë në mënyrë paqësore pas 6 vitesh lidhje. Sipas burimeve, ndarja erdhi për shkak të dallimeve të shumta që kanë të dy nga njëri-tjetri, të cilat pas një kohe kaq të gjatë, u bënë të pakapërcyeshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco