KAFE SHQETO/ ‘Orfeo zbret në ferr’ ekskluzivisht në Teatrin Kombëtar, Adelina Muça: Kisha fatin të jem pjesë e shfaqjes

12:15, 14/04/2023
A+ Aa A-

Shkruar nga autori Tennessee Williams “Orfeu zbret në ferr” vjen premierë absolute në skenën teatrore të Teatrit Kombëtar me regji nga Nastazja Domaradzka.

Një shfaqje që sipas TK më herët, do të shënojë rikthimin pas shumë vitesh të kryeveprës me të njëjtin titull të një prej dramaturgëve më të njohur amerikanë, Tennessee Williams, nën drejtimin e regjisores polake me rezidencë në Britaninë e Madhe, Nastazja Domaradzka.

E ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ ishte aktorja  Adelina Muça e cila ndau me publikun disa të pathëna rreth shfaqjes në Teatrin Kombëtar.

Diskutimi në studio:

Flavio: Duket si një sipërmarrje më shumë e zakonshme, apo është vetëm në letër kështu?

Adelina Muça: “Jo, ka pasur goxha sipërmarrje të jashtëzakonshme dhe do të këtë sërish jam e bindur për këtë në Teatrin Kombëtar, në teatrin shqiptar le të themi.

Por, ishte një sipërmarrje e vecantë për teatrin dhe publikun gjithashtu, edhe për vetë ne aktorët. Veprat e Tennesse William, të gjitha veprat e tij janë të jashtëzakonshme dhe unë vërtetë pata fatin të jem pjesë e veprës që është një ndër më të vështirat e tij dhe një vepër e cila nga vetë Williams, por edhe nga regjisorja e shfaqjes ka një lloj trajtimi ndryshe.

Pra nuk është ajo vepra natyraliste që ne jemi mësuar ta shohim në skenat shqipatare, por është një vepër që mbështetet fort të shpirti dhe tek fiziku.

Flavio: Sa e lehtë është të ketë dashrui të pandikuar në një vend që është toksik, si i yni?

Adelina Muça: "Atëherë, përveç vendit tonë domethënë në shumë vende të botës më saktë, në çdo kuadrat shqipërie apo në çdo qenie njerëzore liria dhe dashuria për lirinë  ndonjëherë bëhet e pamundur.

Duke qenë në Shqipëri, mund të themi se kjo vepër përshtatet shumë dhe ndaj në tre dekada është një histori që përsëritet ku dashuria ndonjëherë është e pamundur dhe ti duhet të paguash me jetë ashtu siç ndodh edhe në veprën tonë".

Klea Sula/ Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco