Aktori i njohur francez akuzohet nga 13 gra për ngacmim seksual gjatë xhirimeve të filmave

Aktori i njohur francez akuzohet nga 13 gra për ngacmim seksual gjatë xhirimeve të filmave

09:24, 13/04/2023
A+ Aa A-

Aktori i njohur francez Gerard Depardieu, është përballur së fundmi me akuzën për ngacmim seksual ndaj disa grave.

Mediat e huaja raportojnë se rreth 13 gra kanë akuzuar Gerardin se janë ngacmuar seksualisht nga ai me veprime ose me fjalë të papërshtatshme gjatë xhirimeve të filmave apo sërialeve.

Gratë kanë treguar se bëhët fjalë për periudhën nga viti 2004 deri në 2022.

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që aktori është akuzuar për ngacmim seksual. Në vitin 2020, ai u akuzua nga aktorja Charlotte Arnoux, e cila pretendon se është përdhunuar dy herë gjatë gushtit të vitit 2018.

Sipas aktores ngjarja ka ndodhur kur ajo ka qenë vetën 22 vjeç, në rezidencën e Gerard Depardieu në Paris.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco