Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Çfarë do të bëjë Albin Kurti me asociacionin?

Efi flet për marrëdhënien me Kiarën dhe nuk qenka ashtu si mendonim

Efi flet për marrëdhënien me Kiarën dhe nuk qenka ashtu si mendonim

17:25, 01/04/2023
A+ Aa A-

Efi ka folur së fundmi për marrëdhënien e saj me Kiara Titon, duke shprehur se ato ende nuk kanë komunikuar ende me njëra-tjetrën, një vendim i cili është i Kiarës.

“Ne nuk jemi zënë. E keni parë videon? Keni parë që unë nuk e kam mbështetur? Ideja është që edhe tituj e portaleve janë ‘Efi sulmon Kiarën’, ‘Efi i vihet kundër Kiarës’. Unë nuk i jam vënë kundër askujt. Unë thjesht kam shprehur opinionin tim, siç e bëj gjithmonë. Unë nuk mund të them diçka ndryshe, kur ai ishte mendimi im dhe në atë rast; nuk e hodha poshtë Kiarën,” u shpreh Efi.

Marrëdhënia e vajzave ndryshoi në momentin kur brenda shtëpisë, Kiarës iu tregua nga produksioni i BBVA një klip me tituj portalesh, ndër të tjera, ku në disa prej tyre shkruhej “Efi sulmon Kiarën”, “Efi i del kundër Kiarës”.

Bëhet fjalë për deklaratën e Efit mbi një episod të komentuar të BBVA, ku Luizi dhe Armaldo bllokuan Kiarën në një cep të lavamanit për t’i prishur lojën e dhënë nga “Vëllai i madh”. Sipas Efit, ndryshe nga çfarë u komentua në studio, Luizi nuk kishte ushtruar dhunë, sepse ishin në një lojë, të cilën Kiara mund ta kishte stopuar nëse ndihej keq.

“Nuk e di se çfarë mendon Kiara. Në mënyrën si u tregua, nuk e fajësoj që u mërzit sepse ishte një fragment, nuk arriti të kuptonte pse unë po e bëja atë video. Jashtë nuk kemi pasur mundësi për t’u sqaruar. Unë e kuptoj shumë mirë që pjesa e daljes nga Bigu është shumë e ngarkur. Po pres thjesht momentin që ajo të ketë dëshirë për të folur, nëse ka dëshirë.” - përfundoi Efi në programin Më Lër të Flas.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco