Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Brooklyn Beckham bëri tatuazh portretin e gruas dhe rrjeti e 'kryqëzoi'

Brooklyn Beckham bëri tatuazh portretin e gruas dhe rrjeti e 'kryqëzoi'

13:48, 31/03/2023
A+ Aa A-

Brooklyn Beckham apo i njohur ndryshe si djali i David Beckham shpesh ka treguar se sa i dashuruar është me gruan e tij duke e treguar në forma të ndryshme.

Së fundmi, ai ka bërë një tatuazh dedikuar Nicola-s, por si duket kjo nuk është pritur mirë nga ndjekësit e tij.

24-vjeçari ka vendosur që portretin e gruas së tij, Nicola Peltz, ta ketë të vendosur në krahun e tij të djathtë.

Por, si duket kjo gjë nuk iu ka pëlqyer fansave të tij duke thënë që portreti i gruas së tij nuk ngjason aspak me atë çka ajo është në të vërtetë.

“Thjesht nuk ka asnjë justifikim që të famshmit të kenë tatuazhe të këqija”, ka shkruar një nga ndjekësit e tij.

Ndërsa një adhurues tjetër shtoi se artistët kanë mundësi të zgjedhin profesionistët për të bërë tatuazhe të vërteta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco