Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Kylie Jenner dhe Travis Scott ndryshojnë ligjërisht emrin e djalit të tyre

Kylie Jenner dhe Travis Scott ndryshojnë ligjërisht emrin e djalit të tyre

12:29, 17/03/2023
A+ Aa A-

Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë ndryshuar ligjërisht emrin e djalit të tyre, më shumë se një vit pasi ai erdhi në jetë.

Ish-çifti i famshëm i vendosën emrin foshnjës së tyre Wolf Jacques Webster. Por biznesmenja dhe reperi vendosën t’ia ndryshojë në Aire Webster, emri me të cilin do njihet zyrtarisht dhe ligjërisht.

Image

Kylie dhe Travis vendosën të ndryshojnë emrin e djalit të tyre menjëherë pasi ai erdhi në jetë, për shkak se nuk i pëlqente emrin “Wolf” për të, që në shqip përkthehet “Ujku”.

“Ata janë penduar për emrin që zgjodhën fillimisht Wolf Jacques Webster. Dhe tani që kanë pasur mundësi të kalojnë kohë me fëmijën e tyre, besojnë se emri Aire Webster është më i përshtatshëm për të”, thuhet në dokumentet gjyqësore.

Kylie dhe Travis pas ndarjes janë fokusuar në bashkëprindërimin e dy fëmijëve të tyre, Stormi dhe Aire.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco