Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Produksioni ia arriti qëllimit! Kriset miqësia mes çiftit Luiz-Kiara dhe Efit, si reagoi kjo e fundit

Produksioni ia arriti qëllimit! Kriset miqësia mes çiftit Luiz-Kiara dhe Efit, si reagoi kjo e fundit

11:03, 12/03/2023
A+ Aa A-

Prime-i i kaluar duket se krisi miqësinë e Kiarës dhe Efit pasi produksioni i shfaqi një video ku kjo e fundit i jepte të drejtë Luizit për situatën e krijuar te lavamani dhe “dhunën” e këngëtarit.

Kiara dëgjoi Efin t’i kundërvihej asaj për reagimin e “dhunës” së ushtruar nga Luizi. Moderatorja u shpreh se nuk priste të lexonte kaq shumë negativitet e sidomos nga Efi, fjalët e së cilës e prekën më shumë. Kjo çështje u diskutua përsëri dhe kësaj here ishte Luizi ai që foli në lidhje me informacionet që Kiara mori nga jashtë, duke mbajtur anën e kësaj të fundit.

Luizi u shpreh se “është e drejta e të gjithëve ta përdorin historinë e tij me Kiarën”, ta përdorin për interest e tyre personale, referuar kështu ish-banoreve, mes tyre edhe Efit.

“Ne sa vjen e na shtohet dashuria edhe kështu do të jetë edhe jashtë. Është e drejta e të gjithëvve ta sjellë këtë histori si tu leverdisë atyre për interest e tyre personale dhe mua dhe Kiarës nuk na mbetet gjë për të thënë. Nuk dua të them fjalë të tipit “qentë të lehin, karvani ecën përpara”

Një reagim për fjalët e Luizit e pati edhe Efi, e cila është shprehur se nuk i mban mëri çiftit duke shprehur edhe njëherë mbështetjen e saj për ta. Sa i përket fitores, ndryshe nga banorët e tjerë brenda shtëpisë që thanë emrin e Kiarës, Efi tha se fituesi për të është Luizi.

“Nuk jam e mërzitur me ta, edhe pse ata mund të jenë mërzitur me mua. E kuptoj se si është të jesh aty brenda. Unë dua që të dy të shkojnë deri në finale, por kuptohet besoj se Luizi dua ta fitojë Big Brother”-tha Efi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco