Lajmi i fundit

LIVE/ Flet Genc Gjokutaj, avokat i liderit të PD, Sali Berishës

FOTO/ Kendall Jenner dhe Bad Bunny janë bashkë!

FOTO/ Kendall Jenner dhe Bad Bunny janë bashkë!

10:03, 09/03/2023
A+ Aa A-

Kendall Jenner dhe Bad Bunny kanë realizuar sërish një “date night” të shoqëruar edhe nga Kylie, si dhe miku i tyre i ngushtë Taco, emri i vërtetë i të cilit është Travis Bennett.

Ata janë fotografuar pas darkës së tyre në Sushi Park në West HollyWood, Kaliforni. Burimet për “Page Six” bëjnë me dije se ishin Kendall dhe Kylie ato që arritën të parat në restorant, të ndjekura nga Bad Bunny.

Në përfundim të darkës dolën të gjithë së bashku nga restoranti rreth orës 22:00. Ata u larguan secili me automjete të veçanta.

Image

Burimi i thashethemeve për Kendall dhe Bad Bunny është një raportim nga llogaria @deuxmoi. Gjithçka filloi me një artikull, duke pretenduar se një “motër beqare, modele e famshme” u pa duke u puthur me muzikantin në një klub në Los Angeles.

“Pra, po zbuloj se ishin Kendall Jenner dhe Bad Bunny. Kam dëshmitarë në vendngjarje që e panë të largohej nga klubi. Ky klub privat. Ishte Bird Street Club në Los Angeles”, tha menaxhuesi i faqes, sipas “Cosmopolitan”.

Ai vazhdoi, duke pretenduar se “Kendall u largua nga klubi, hipi në makinën e saj, por 2 minuta më vonë ata përfunduan në makinën e Bad Bunny”.

“Glamour” thekson se “DeuxMoi” shtoi se nuk ishte e sigurt nëse ishte një “situatë e dehur, e një nate” apo shenjë e një çifti të ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco